image BE dhe kompania "Moderna" nënshkruajnë marrëveshje për 160 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Evropë

BE dhe kompania “Moderna” nënshkruajnë marrëveshje për 160 milionë doza të vaksinës antiCOVID

news image

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë farmaceutike “Moderna”, lidhur me sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja der Leyen përmes një postimi në Twitter e cila tha se nesër do të aprovohet kontrata e 6-të lidhur me këtë vaksinë.

Kjo kompani amerikane do të sigurojë 160 milionë doza të vaksinës që ende nuk ka dalë në treg.

Marrëveshja BE-“Moderna” do të zyrtarizohet nesër.

Marrëveshja vjen pak orë pasi Rusia deklaroi se vaksina e saj antiCOVID, “Sputnik V”, ka një efikasitet prej 95% dhe kushton për tregun ndërkombëtar më pak se 10 dollarë për të dyja dozat.

/Gazeta Sinjali/