Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar duke e dënuar sulmin ndaj makinave të ekipit të mediave në Kosovë si KALLXO.com dhe RTV Dukagjini teksa ishin duke raportortuar për gjendjen në komunat në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter ai theksoi se gazetarëve duhet t’u lejohet të kryejnë punën pa frikë për sigurinë e tyre.
“BE dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KALLXO dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, ka shkruar ai.
The EU condemns today’s damaging of cars belonging to @KallxoLive and RTV Dukagjini. Although the security situation in the north is tense and difficult, journalists must be allowed to conduct their work without fear for their safety.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023
Sot gjatë ditë makina të shumë të mediave në Kosovë, janë dëmtuar duke u shpuar gomat, thyer xhamat e shënuar grafite nacionaliste serbe gjatë raportimit të tyre nga protesta e qytetarëve serb në komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në kundërshtim të kryetarëve të rinj shqiptarë. Po ashtu, është djegur një veturë e ekipit të TV1 në Zubin Potok, si dhe është sulmuar një gazetar.