Bordi Drejtues i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka aprovuar një grant prej 194 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe donatorë dypalësh për projekte të reja në fushën e infrastrukturës digjitale, mjedisit, transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Këtë e ka bërë të ditur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Sipas BERZH, këto projekte do të financohen më tej nga kjo bankë dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/