image BBC shkruan për rastin e abuzimit seksual ndaj vajzës nga Drenasi

Kosovë

BBC shkruan për rastin e abuzimit seksual ndaj vajzës nga Drenasi

news image

Aktakuza e ngritur  për gjashtë personat në rastin e të miturës nga Drenasi është bërë lajm edhe në mediat botërore.

Media prestigjioze e Mbretërisë së Bashkuar BBC në një artikull të saj shkruan se prokurorët në Kosovë kanë ngritur aktakuzë për gjashtë persona të dyshuar për përdhunimin e një të reje, rast ky që goditi shtetin e Ballkanit.

Adoleshentja dyshohet se është abuzuar nga një mësues dhe më pas nga një polic më shumë se dy vite, kur kishte vetëm 16 vite.

Prokuroria kishte filluar hetimet pasi rasti  ishte bërë i ditur përmes mediave.

Për rastin e abuzimit seksual ndaj vajzës nga Drenasi u raportua në shkurt të këtij viti kur policia kishte arrestuar një mësues, një polic dhe një gjinekolog të akuzuar për detyrim në kryerje të abortit në mënyrë të jashtëligjshëm.

Kjo ngjarje kishe nxitur reagime të mëdha në publik, sa që ishin organizuar protesta tek shkolla e vajzës së mitur si dhe para stacionit policor në Prishtinë.

Për të njëjtin rast kishin reaguar edhe krerët shtetëror.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, dje ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë dje kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit për abuzim në rastin e vajzës nga Drenasi.

Të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”./Gazeta Sinjali/