image BBC shkruan për mikpritjen që Kosova i bëri tifozëve dhe lojtarëve anglezë

Futboll

Sport/ BBC shkruan për mikpritjen që Kosova i bëri tifozëve dhe lojtarëve anglezë

news image

Transmetuesi publik britanik BBC, ka shkruar për mikpritjen madhështore që Kosova i ka bërë tifozëve dhe lojtarëve të Kombëtares së Anglisë para ndeshjes së fundit kualifikuese për “Euro 2020”, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadik Vokrri”, në Prishtinë.

Shkrimi fillon qysh me banerat e vendosur me shkrimin “Mirësevini dhe respekt” dhe “Mirësevjen vëlla” gjithandej kryeqytetit, e deri te interesimi i mediave për tifozët anglezë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është një demostrim shumë i mirë kosovar për faktin se lojtarët e Anglisë do të jenë të mirëpritur këtu në një mënyrë që ata nuk ishin në Mal të zi dhe Bullgari, ku anëtarët e skuadrës së Gareth Southgate iu nënshtruan abuzimit racist”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e BBC.

Shkrimi gjithashtu potencon se krahas thirrjeve kundër racizmit, kjo dëshmon edhe njëherë se Kosova është ende mirënjohëse për përfshirjen e Britanisë së Madhe në çlirimin e vendit nga lufta.

Kosova dhe Anglia do të luajnë në orëm 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/