image Bayerni triumfon ndaj Mainzit dhe i ik Dortmundit me pikë, pasi barazoi me Bochumin

Futboll

Bayerni triumfon ndaj Mainzit dhe i ik Dortmundit me pikë, pasi barazoi me Bochumin

news image

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:30  në xhiron e 15-të në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi, Bayern Munich ka fituar me përmbysje ndaj Mainzit me rezultat 2-1.

Onisiwo e shënoi golin e parë në këtë takim për Mainz, duke i befasuar vendasit, mirëpo Coman dhe Muisala i shënuan golat e përmbysjes për bavarezzët duke arkëtuar tre pikë të plota.

Borussia Dortmund barazoi në udhëtim ndaj Bochumit me rezultat 1-1.

Polter e shënoi golin për vendasit, kurse Brandt e barazoi për Dortmundin pas asistimit të Haalandit.

Pas këtyre rezultateve, Bayerni i ik me pikë Dortmundit, duke arkëtuar 37 pikë në krye, kurse Dortmundi me 31 mbetet e dyta. /Gazeta Sinjali Sporti/