Bayern Munich ka hapur bisedimet me Serge Gnabry për një zgjatje të kontratës, ka thënë ‘CEO’ Oliver Kahn.
Kontrata e gjermanit skadon në verën e vitit 2023 dhe Bayern shpreson ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.
‘Goal’ raportoi se 26-vjeçari po shqyrton opsionet e tij dhe mund të vendosë të largohet nga gjigantët e Bundesligës pasi ka tërhequr interes nga Liverpool dhe Real Madrid.
Kahn pranoi se ish-ylli i Hoffenheim po mendon të ardhmen e tij, por negociatat kanë filluar.
“Jemi në bisedime”, tha ai për Sport1. “Serge e di se çfarë kërkojmë ne si klub prej tij, edhe për sa i përket performancës.
“Ai është në një proces reflektimi. Sapo gjërat të bëhen më të qarta, ne do ta shpallim atë”, u shpreh Kahn.
Thomas Muller gjithashtu do ta rinovojë kontratën, duke thënë se kjo është një çështje kohe.
“Jemi në bisedime të mira. Të dyja palët duan (një rinovim). Mendoj se në fund do të gjendet një zgjidhje”, tha Müller.
Gnabry iu bashkua gjigantëve bavarez nga Hoffenheim në qershor 2018. Ai ka qenë një lojtar kyç për Bayernin gjatë katër viteve të fundit, duke shënuar 62 gola në 167 ndeshje.
Në atë kohë, ata kanë fituar 10 trofe, duke përfshirë tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve.
Këtë sezon, anësori ka realizuar 15 herë në 41 ndeshje në të gjitha garat.