image Bayerni në festë, rivalët e tyre pësojnë humbje

Futboll

Bayerni në festë, rivalët e tyre pësojnë humbje

news image

Bayern Munich ka marrë lajm të mirë pasi që rivalët kryesorë kanë pësuar humbje.

Leipzig, Leverkusen dhe Dortmund kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit, shkruan Sinjali Sport.

Leipzig u mposht me rezultat 3-2 nga Mainz, Leverkusen u mposht me rezultat minimal 0-1 nga Wolfsburg kurse Dortmundi u mposht nga Monchengladbach me rezultat 3-2.

Ndërsa, Bayerni në anën tjetër ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe renditet në pozitën e parë me 39 pikë të grumbulluara.

Kështu që Bayern Munich ka një shans që të ikë para me pikë nga rivalët kryesorë.

/Sporti në Sinjali/