Bayerni ka ndarë pikët me Gladbachun.
Borussia M’Gladbach ka luajtur baras 1-1 me Bayernin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Përballja nisi shumë më mirë për Gladbachun që gjeti golin në minutën e 10’ përmes Alassane Plea pas një aksioni të rrjedhshëm.
Në vazhdim Bayerni morri iniciativën e lojës dhe në fund të pjesës së parë gjeti golin e barazimit.
Ishte Robert Lewandowski i cili u gjet më së miri në zonë pas një goditje nga këndi dhe shënoi në min e 42’ për 1-1.
Pjesa e dytë ishte në përgjithësi e baraspeshuar, të dyja skuadrat patën disa raste shënimi por pa arritur të tundin rrjetat.
Bayerni e nis keq mbrojtjen e titullit në Gjermani, në anën tjetër ky rezultat mund të konsiderohet si pozitiv për M’Gladbach. /GazetaSinjaliSporti/