image Bayerni e Dortmund kryejnë me lehtësi detyrën në këtë xhiro

Futboll

Bayerni e Dortmund kryejnë me lehtësi detyrën në këtë xhiro

news image

Janë përmbyllur katër ndeshjet e orarit 15:30 në Bundesligë, transmeton Sinjali Sport.

Në këtë vikend po zhvillohet xhiroja e nëntë në elitën e futbollit gjerman.

Kampioni në fuqi, Bayern Munich e ka demoluar Hoffenheimin me rezultat 4-0.

Katër golashënues të ndryshëm ishin sot te bavarezzët me Gnabryn që ia nisi, vazhdoi Lewandowski, më pas edhe Choupo-Moting, kurse e mbylli Coman.

Kjo fitore e sheh Bayernin në krye me 22 pikë, kurse mysafirët me 11 janë në vendin e 11-të.

Në këtë orar luajti edhe Dortmundi ndaj Arminia Bielefed, ku fituan Borussia me rezultat 1-3.

Can, Hummels dhe Bellingham realizuan golat për mysafirët, kurse Klos e shënoi golin e nderit për vendasit.

Dortmundi me 21 pikë gjendet e dyta, kurse Bielefeld me pesë është e parafundit.

Rezultat e dy takimeve tjera janë këto:

RB Leipzig – Greuther Furth 4-1

Wolfsburg – Freiburg 0-2 /Gazeta Sinjali Sporti/