image Bayern Munich triumfon në derbin ndaj Bayer Leverkusen me lehtësi, rrëmben kreun

Futboll

Bayern Munich triumfon në derbin ndaj Bayer Leverkusen me lehtësi, rrëmben kreun

news image

Bayern Munich ka shpartalluar Bayer Leverkusenin në xhiron e tetë në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi e deklasoi kundërshtarin me rezultat të thellë 1-5.

Futbollisti kryesor, Robert Lewandowski, hapi takimin me golin e parë dhe të dytë për mysafirët.

Pjesa e parë vazhdoi me spektaklin, ku Thomas Muller u përkujdes për golin e tretë, kurse Serge Gnabry u kujdes për dy golat e tjerë.

Me rezultat 0-5 përfundoi pjesa e parë, në të dytën, vendasit shënuan golin e nderit.

Parick Schick shënoi golin e vetëm për Leverkusenin.

Bayern Munich me këtë fitore ngritët në pozitën e parë me 19 pikë, kurse vendasit me 16 pikë mbesin në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/