Skuadra e Bayern Munichut ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Bochumi për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-së në Kupën e Gjermanisë.
Bavarezët fituan 2:1 me përmbysje të rezultatit.
Alphonso Davies realizoi autogol në minutën e 35-të për të kaluar Bochumin në epërsi.
Por, mysafirët arritën që ta përmbysnin rezultatin me anë të golave të Serge Gnabryt në minutën e 83-të dhe Thomas Muller në minutën e 89-të.