image Befasi e madhe në Kupën e Gjermanisë, Bayerni eliminohet nga Holstein Kiel

Futboll

Befasi e madhe në Kupën e Gjermanisë, Bayerni eliminohet nga Holstein Kiel

news image

Holstein Kiel ka befasuar Bayern Munichin, duke i eliminuar nga Kupa e Gjermanisë që në fazën 1/16 e finales, shkruan Sporti në Sinjali.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Holstein Stadion’ ka përfunduar me rezultatin 2-2, teksa vendasit siguruan kalimin tutje pas penalltive.

Fin Bartels dhe Hauke Wahl ishin golashënuesit te vendasit, kurse Serge Gnabry dhe Lorey Sane te mysafirët.

Skuadra nga Bundesliga 2 u tregua më e saktë në ekzekutimin e penalltive se kampioni në fuqi gjerman, duke triumfuar me rezultatin 6-5.

Në fazën 1/8 e finales, Holstein Kiel do të takohet me Darmstadt. /Sporti në Sinjali/.