image Batatina arrin fitoren jubilare të 100-të me Llapin, ia dedikon Zahir Pajazitit

Futboll

Batatina arrin fitoren jubilare të 100-të me Llapin, ia dedikon Zahir Pajazitit

news image

Llapi e mposhti Ulpianën me rezultat 0-6 në ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës.

Kjo njëherit ishte fitorja e 100-të e trajnerit Tahir Batatina nën drejtimin e skuadrës nga Podujeva.

Fitoren Batatina ia dedikoi komandantit legjendar, Zahir Pajaziti.

Ky është njoftimi i tij:

Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së!

Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim!

I juaji

Tahir Batatina

Vazhdojmë   /Gazeta Sinjali Sporti/