image Bastisja në banesën e dëshmorëve Fazliu, EULEX: Nuk kemi bastisur, kemi ofruar mbështetje logjistike

Siguri

Bastisja në banesën e dëshmorëve Fazliu, EULEX: Nuk kemi bastisur, kemi ofruar mbështetje logjistike

news image

Pas bastisjes në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë, është deklaruar misioni i EULEX-it në Kosovë duke thënë se nuk e ka kryer bastisjen por se e ka mbështetur operacionin në mënyrë logjistike.

Zyra për shtyp dhe informim publik në EULEX, ka thënë se ky mision që nga viti 2018 nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit.

“EULEX-i sqaron se, që prej vitit 2018, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit. Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it dhenë për teve1.info.

/GazetaSinjali/