image Bastisja kundër armëve pa leje dhe drogës në Obiliq/ Prangoset një person

Siguri

Bastisja kundër armëve pa leje dhe drogës në Obiliq/ Prangoset një person

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një operacion bastisje kundër armëve pa leje dhe substancave narkotike në Obiliq.

Ky operacion ka rezultuar me arrestimin e një personi me inicialet M.Q, i cili dyshohet për disa vepra penale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Sinjalit se gjatë këtij operacioni Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:

  • një pushko-mitrolez M-7.92,
  • një magazinë të fishekëve,
    – rreth 617 fishekë,
    – 2 radiolidhje.
  • tri thika,
    -52g substancë narkotike, lloji nuk dihet,
    -19g substancë narkotike dyshohet marihuanë etj”,
    tha ai.

Borovci bëri të ditur se personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave “Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “Posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge”./GazetaSinjali/