image Bashkimi Evropian njofton se kur do të fillojë vaksinimi antiCOVID

Evropë

Bashkimi Evropian njofton se kur do të fillojë vaksinimi antiCOVID

news image

Bashkimi Evropian përmes një njoftimi ka treguar se vaksinimet e para antiCOVID për qytetarët evropianë do të nisin në fund të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka këshilluar vendet anëtare që të fillojnë përgatitjet për zbatimin e planit të shpërndarjes së dozave.

“Qytetarët e parë evropianë kanë mundësi të vaksinohen përpara mbarimit të dhjetorit, pra më në fund ka dritë në fund të tunelit. Po, ashtu si kam thënë vaksinat janë të rëndësishme, por ajo çka vlen është vaksinimi. Vendet anëtare duhet të përgatiten, pasi ne jemi duke diskutuar për miliona shiringa, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe për një personel të stërvitur. Të gjitha këto duhen përgatitur”, tha ajo.

Ky lajm i mirë vjen pasi është nënshkruar kontrata e gjashtë për blerjen e 160 milionë dozave nga kompania Moderna.

/Gazeta Sinjali/