image Bashkimi Evropian ndan 230 milionë euro për menaxhimin e koronavirusit

Shëndetësi

Njoftim/ Bashkimi Evropian ndan 230 milionë euro për menaxhimin e koronavirusit

news image

Koronavirusi është shndërruar në kërcënim serioz për gjithë botën, transmeton Gazeta Sinjali.

Bashkimi Evropian premtoi se do të financojë 230 milionë euro për të ndihmuar luftën kundër virusit vdekjeprurës, i cili deri tani ka shkaktuar më shumë se 2 mijë viktima.

Në një konferencë për shtyp, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit, Stella Kyriakidou, njoftuan se do të japin 230 milionë euro për “luftën globale” kundër virusit.

Nga këto, 114 milion euro do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetit, pas thirrjes për gatishmëri globale, 15 milion për të mbështetur vendet partnere, 100 milion për financimin e kërkimit dhe zhvillimin e vaksinave kundër virusit, ndërsa 3 milion euro do të jepen për të mbështetur përpjekjet e shteteve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve.

Ky financim vjen pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që po përballet me një situatë emergjente, ku deri më tani janë regjistruar 6 viktima./Gazeta Sinjali/