image Bashkimi Evropian ndan 2 milionë euro për restaurimin e objekteve në Janjevë

Politikë

Bashkimi Evropian ndan 2 milionë euro për restaurimin e objekteve në Janjevë

news image

Zyra e Bashkimit Evropian ka ndarë 2 milion euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, transmeton Sinjali.

Shefi i kësaj zyre, Tomáš Szunyog ka thënë se përshtypjet e tij për Janjevën janë të mira për shkak edhe të bashkëpunimit në mes të komuniteteve që jetojnë në këtë vendbanim.

Ai ka thënë se janë në dijeni të problemeve të cilat i ka vendbanimi në fjalë që lidhen me infrastrukturën, furnizimin me ujë, furnizimin me energji elektrike çështje tjera.

“Si Bashkim Evropian do të vazhdojmë të financojmë dhe përkrahim projektin e fokusuar në trashëgiminë kulturore. Planifikojmë të ndajmë 2 milionë euro nga program ynë për restaurim. Ky do të jenë pjesë e Projektit IPA 2020, të cilin duhet ta diskutojmë me Qeverinë apo Parlamentin se si ta miratojmë nga ana e Kosovës” ka thënë shefi i BE-së gjatë vizitës në Janjevë.

Ndërkaq ambasadorja kroate në Kosovë, Daniella Barishiq, ka deklaruar se të gjitha institucionet duhet të angazhohen për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo ka thënë se Janjeva është edhe një marketing i mirë për Kosovën. 

“Kur e përmend Janjevën në Zagreb, thonë menjëherë ah po, është nga Kosova. Pasuritë e Janjevës janë marketing  shumë i mirë edhe për Kosovën dhe mendoj se të gjithë duhet të punojmë këtu që të kemi një ekonomi të qëndrueshme” ka thënë ajo,

Kurse ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu ka deklaruar se Janjeva duhet të trajtohet brenda një plani të përgjithshëm zhvillimor të turizmit. /Gazeta Sinjali/