COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Bashkimi Evropian ia jep Kosovës 100 milionë euro kredi

news image

Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen e Kredisë për Asistencën Makro-Financiare me Bashkimin Evropian, në vlerë prej 100 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Financave Hykmete Bajrami, zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, dhe nga ana e Bashkimit Evropian është nënshkruar nga komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i hapjes së mundësisë së përfitimit nga kjo skemë e Bashkimit Evropian edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndihma makro-financiare jepet në ndërlidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në prill të vitit 2020 miratoi Instrumentin e Financimit të Shpejtë për Kosovën, në vlerë prej 51.6 milionë EUR.

Kjo kredi do të ndihmojë në Planin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në zbatimin e masave emergjente. Një pjesë e disbursimit varet nga plotësimi i disa kritereve të cilat Qeveria e Kosovës është zotuar që ti realizojë me përpikëri pasi që të njëjtat i ndihmojnë përmirësimit të Administratës Publike në Kosovë dhe rritjes së Transparencës. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin