Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka theksuar se do të vendosin sanksione edhe ndaj bankave të tjera ruse.
“Jemi duke e përcjellur sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha Von der Leyen për gazetën gjermane Bild, kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, në fillim të prillit, shkruan BBC.
Gjithashtu, edhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Sberbank dhe është zotuar të ndalojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.