image Bashkimi Europian pas përhapjes së koronavirusit: Kufijtë do t’i mbajmë të hapur

Botë

Deklaratë/ Bashkimi Europian pas përhapjes së koronavirusit: Kufijtë do t’i mbajmë të hapur

news image

Bashkimi Europian do t’i mbajë të hapur kufijtë pavarësisht përhapjes së koronavirusit në disa shtete.

Ministrat e Shëndetësisë së: Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë, Zvicrës dhe San Marinos, përmes një deklarate të përbashkët sot kanë thënë se mbyllja e kufijve do të ishte masë e paefektshme dhe jo proporcionale në këtë moment.

Teksa, ministri italian Roberto Speranca e ka quajtur takimin me ministrat e këtyre shteteve tejet pozitiv.

Italia është edhe shteti me numrin më të madh të rasteve (322 deri më tani) dhe viktimave (11 deri tani) jashtë Azisë, me pjesën kryesore të ndodhur në rajonin e Lombardisë.

Raste të tjerë janë konfirmuar në Austri, Kroaci, Zvicër, Spanjë, ndërsa edhe Franca konfirmoi pak minuta më parë dy raste të tjerë.

Ndërkohë, në Britaninë e Madhe dy shkolla janë mbyllur pasi disa nxënës ishin kthyer nga një ekskursion në Itali./Gazeta Sinjali/