Bashkimi Europian është gati të ndërmarrë masa të ashpra për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Brukseli do të ekzaminojë rolin e taksimit për duhanin dhe alkoolin, reduktojë ekspozimin e substancave kancerogjene në vendet e punës dhe në ambientet publike për parandalimin e tumoreve. Gjithashtu, do të rishikojë diagnozat e hershme dhe terapitë e reja si dhe cilësinë e jetës së pacientëve.
Këto masa, mbi të cilat do të zhvillohet aksioni i Komisionit Europian në luftën kundër tumoreve, u prezantuan së fundmi në Bruksel në konferencën e quajtur “Europa mposht kancerin”.
Presidentja Ursula von der Leyen, tregoi se Ekzekutivi i Unionit, i ka nisur dy konsulta publike “për të formuar një plan veprimi”.
Konsultimi i parë do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të zgjasë 12 javë, ndërsa i dyti do të zgjasë vetëm 4 javë dhe do të përqendrohet vetëm në synimet e planit të veprimit që prezantohet në fund të 2020-ës.
“Dëshirojmë të dëgjojmë të gjithë ata që kanë një histori për të treguar, mjekë dhe pacientë, shkencëtarë dhe shoqëri civilë”, citohet të ketë thënë von der Leyen.