image Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kandidat për kryetar të Malishevës

Politikë

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kandidat për kryetar të Malishevës

news image

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ka njoftuar se delegatët e Këshillit të kësaj qendre kanë zgjedhur Alban Krasniqin kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Krasniqi është bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajmi u bë i ditur me anë të një njoftimi për media nga dega e LVV-së në Malishevë.

“Të nderuar qytetarë të Malishevë, të dashura aktiviste dhe aktivistë, ju njoftojmë se sot, delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Malishevë përmes një procesi demokratik kanë zgjedhur kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës, si dhe kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Nga ky proces zgjedhor delegatët e Këshillit të Qendres i kanë dhënë besimin kandidatit Alban Krasniqi që t’i prijë garës..”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /GazetaSinjali/