image Bashkëpunëtori i Thaçit tregon si po e kalon kohën ish-presidenti: E ka lexuar një bibliotekë me libra

Kosovë

Bashkëpunëtori i Thaçit tregon si po e kalon kohën ish-presidenti: E ka lexuar një bibliotekë me libra

news image

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka ndarë rrëfimin e tij ku tregon për kohën të cilën ish-shefi i tij tashmë e kalon në burgun e Hagës.

Ai thotë se ish-presidenti Thaçi gjatë qëndrimit atje, ka lexuar një bibliotekë të tërë librash, duke specifikuar dy autorët Milan Kunderën dhe Salman Ruzhdie.

“Mua më është lejuar vizita. Vizita është shfrytëzuar për të biseduar në hapësira të caktuara ku ka komoditet të mjaftueshëm. Atje është një tip i burgut evropian, por edhe po të jenë kushtet e Parajsës, një ditë e kaluar e presidentit dhe të tjerëve në burgun e Hagës, është një humbje. Sepse ata njerëz do duhej të ishin këtu në jetën tonë të përditshme, si liderë”, tha Syla për Klan Kosova.

”Ai me shëndet qëndron tepër mirë. Lodhjen rutinore si një president dhe kryeministër, si një njeri që ka pasur jetë shumë dinamike, por është i kursyer dhe thjeshtë ishte në gjendje të mirë të kthjelltë, në gjendje të shpirtërore dhe intelektuale”.

Mes tjerash, ai tha se “Ai lexon. Ka lexuar deri më tash një bibliotekë të tërë, sepse në kushtet e një aktiviteti që ka si në presidencë, kryeministri apo ministrinë e jashtme, pra presidenti ka bërë një jetë të ndërlikuar të një VIP-e jo të thjeshtë. Një jetë të ndërlikuar me procese, duke iu pamundësuar që ai të bëjë një jetë afër librit, por nuk vërehen shenja të lodhjes”.

“Ka lexuar, unë ia kam lakmi, shkrimtari im i preferuar është Milan Kundera dhe Salman Ruzhdie, por sot ai [Hashim Thaçi] i di më mirë se unë të gjitha tematikat dhe idetë e këtyre librave. Pra, mua sot nuk më duhet t’i rilexoj disa nga librat që ai ka lexuar me një pasion, e një durim”, tha Syla./GazetaSinjali/