image Bashkëjeton me një të mitur, arrestohet një person në Viti

Kosovë

Bashkëjeton me një të mitur, arrestohet një person në Viti

news image

Një person është arrestuar dje në fshatin Kabash në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se tash e një kohë është duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një burimi brenda Policisë në Gjilan, dyshohet se e mitura është nën 16 vjet.

Raste të tilla nuk janë të rralla në Kosovë, pasi që kohët e fundit janë raportuar disa të tilla.

/Gazeta Sinjali/