Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus dhe vdiq në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.
Ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.
MSH-ja në njoftimin për media nuk e ka sqaruar fatin e foshnjës./ Gazeta Sinjali/