Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka krahasuar opozitën në Kosovë me opozitën në Serbi.
Basha në Facebook, ka kërkuar shpejtim për kohën kur Kryeministri, Albin Kurti kërkonte me ia ndalë Serbisë zgjedhjet në Kosovës dhe opozita nuk fliste.
“Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën! Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme. Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë!” – ka shkruar Basha.
Ai tutje ka pyetur se nëse opozita në Serbi e ka quajtur ndonjëherë Vuçiqin anti-amerikan, ose a i ka bërë ndonjëherë opozita presion Vuçiqit për t’i dorëzuar të pagjeturit.
“A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan? A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit? A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?” – ka shkruar ai.