Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili vjen nga qyteti i Ferizajt, ka drejtuar një mori akuzash në drejtim të kryetarit aktual të këtij qyteti, Agim Aliu, i cili është nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Reagimin e tij, Basha e quan “ndaj maskës së Agim Aliut”, për të cilin thotë se kurrë s’ka pasur guxim të shkruajë vet, por gjithmonë është fshehë mas do piunave, siç i quan ai, ose ka shkruar në llogari të Komunës.
“Keq e mirë, kurrë s’i kam ik debateve, kështu që nëse bash ki ankesa e paske arsye, zgjedhe vendin edhe televizionin edhe i debatojmë kush i ka fajet për dështimet e tua”, ka shkruar Basha.
E në rast se Aliu nuk e pranon debatin, sipas Bashës, e dëshmon që është manipulues edhe vazhdon m’u fsheh pas maskës që e mbanë.
Si çështje të dytë, Basha e ka ngritur atë të borxheve të komunës, për të cilat thotë që s’po e lejojnë kryetarin Aliu ta çojë krytë.
“E dyta, a t’kanë faj deputetët që e ke rras komunën borxh dej n’fyt e tash s’un je ka e çon krytë prej borxheve? I bane 6 muaj qeverisje pa asni projekt, ke çit njerëz prej pune që i ke mashtru me kontrata mbi vepër, edhe hala ni gjys trotuari s’un e ke kry! Kush t’ka rras borxh, deputetët a?“, ka thënë deputeti i VV-së.
Akuzat e Bashës nuk u ndalën me kaq, ngase i njëjti ka thënë se kryetari i Ferizajt, ka dhënë leje të ndërtimeve kundërligjshëm.
“Tjetra, deputetët i kanë fajet që o ka t’ngushtohet rrethi që krejt lejet e ndërtimeve i ke lëshu kundërligjshëm a? Tash lëndët janë në prokurori edhe uroj që mu marrë seriozisht me ty dhe piunat e tu, e pastaj e kuptojmë kush i ka fajet! Agim, deputetët i kanë fajet për raportin e auditorit dhe punimet kriminale që kanë ndodh te nënkalimit a?“, ka shkruar Basha.
Ai tutje vazhdoi, duke shtuar disa pyetje: “Edhe aty ka punë prokuroria me ty! A ju ke kallzu ferizajlive qysh ka shku spitali në prokurori? A ju ke kallzu që komuna jote e ka mbikqyr projektin dhe tash ka aty dallavere që prokuroria s’po le me prek pa e gjet kush ka ba dallavere? Po thu deputetët kanë vjedh në tendera aty a?“
Siç pretendon Basha, Aliu ka lëshuar leje për ndërtimin e babadimrit, aty ku sot jetojnë mbi 200 familje e që s’kanë vend ku me i hudhë mbeturinat.
“Deputetët i kanë fajet që ti do me rrëzu shkolla e me ndërtu parkingje t’kerreve a? Ncuk, këtë shehër ti se njeh se nuk je rritë n’to edhe prandaj s’ki ndjeshmëri, dhe tash e sheh veq si punishte që kqyr me kriminalizu me beton, e që sot frymë s’un merr ni qytet!”, vijoi tutje Basha.
Basha ka ngritur edhe disa pyetje, me anë të të cilave shpreh edhe mendimet e tij, ku e pyet kryetarin e Ferizajt se “A deputetët i kanë fajet që ti maron shkolla mbi toka t’huja e një tjetër midis stadiumit të vjetër që është vend krimi a? Apo jeni mësu kaubojski me punu, e tash s’un po mësoheni me ndjek rregulla dhe po doni me mbulu vende të krimit“.
Postimi i plotë i deputetit Basha: