image Basha: Koalicioni LVV-LDK, akt ndershmërie dhe pjekurie politike

Kosovë

Shqipëri/ Basha: Koalicioni LVV-LDK, akt ndershmërie dhe pjekurie politike

news image

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha e ka konsideruar një akt pjekurie politike dhe ndershmërie, marrëveshjen për koalicionin qeverisës që u arrit mes kreut ë Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Basha deklaroi se marrëveshje është përgjigje e vullnetit për ndryshim të qytetarëve të Kosovës. Ai shtoi se PD do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe drejtuesve të saj.

“Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazëror”, shkruan Lulzim Basha.

Kurti dhe Mustafa, përmes një konference të përbashkët për media kanë kumtuar nënshkrimin e koalicionit qeverisës. /Gazeta Sinjali/