Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili dje ka akuzuar rivalët e tij politik rreth raportit të Dick Martyt, që si rrjedhojë e formoi Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter, Basha i kërkoi Ramës që t’i lë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën e shkaktuar nga COVID-19.
“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/