image Basha: Edhe ish-qeverisja e PD-së ka pasë korrupsion

Shqipëri

Basha: Edhe ish-qeverisja e PD-së ka pasë korrupsion

news image

“Edhe ish-qeverisja e PD-së ka pasur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë! Por, ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha, këtë të martë, në një komunikim me gazetarët në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Koka dhe korrupsionin në vend, raporton A2 CNN.

“Unë dhe PD-ja përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të larta me gjithë presionin e madh të përditshëm! Ashtu siç kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me denoncimet për korrupsionin galopant të qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar në Evropë, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, ashtu ne do të përkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër armikut të mirëqenies së shqiptarëve”./GazetaSinjali/