Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha e ka quajtur “matrapaz” deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Basha ka komentuar fjalimin e Berishës në seancën e Kuvendin e Kosovës të enjten.
“S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa deshtë me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda.” – deklaroi Basha në Tëvë 1.
Gjatë seancës e së enjtes, Berisha ka thënë se rastet e tilla janë përdor nga LVV-ja për përfitime politike derisa shtoi se është interes i tyre që këto raste të mos zbardhen.