image Baseli vendos për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Futboll

Sport/ Baseli vendos për të ardhmen e Edon Zhegrovës

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan edhe për skuadrën zvicerane Basel, me gjasë do të mbetet më gjatë tek kjo skuadër.

Mediat zvicerane raportojnë se Zhegrova mund të mbetet te Basel, në baza të përhershme për shkak të afësive të jashtëzakonshme në sulm, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sontag Blick”, ka raportuar se skuadra e Baselit mund ta blejë Edon Zhegrovën për 3.5 milionë franga.

Kujojmë se Zhegrova në këtë edicion në Superligën zvicerane, është paraqitur në nëntë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime./Gazeta Sinjali/