image Barcelona ia sheh ‘hajrin’ koronavirusit, ja kur do të rikthehet Luis Suarez

Futboll

Futboll/ Barcelona ia sheh ‘hajrin’ koronavirusit, ja kur do të rikthehet Luis Suarez

news image

Ekipi i Barcelonës duket se ka përfituar nga pauza për shkak të koronavirusit.

Mediat në Spanjë shkruajnë që sulmuesi i katalunasve, Luis Suarez është gati për t’u rikthyer pas lëndimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Siç shkruan ‘Sport’, Suarez do të rikthehet me datën 1 maj nga lëndimi. Pas afro 3 muajsh larg fushave, Suarez është gati të bëj rikthimin e madh.

Ende nuk dihet se kur pritet të rikthehet La Liga por shpresat janë që në fund të majit më së largu./Gazeta Sinjali/