Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama festoi ditëlindjen e tij të 60-të më 7 gusht brenda një feste plot muzikë, humor dhe kërcim.
Të shumtë ishin ata persona të famshëm të cilët ishin bashkuar ditëlindjes së ish-presidentit dhe po festonin bashkë me të.
Së fundmi, disa foto dhe video po qarkullojnë në rrjet teksa shihet Obama duke kërcyer me një ritëm të fuqishëm.
Videoja, e cila u postua në rrjetet sociale nga DJ Erykah Badu, tregon Obamën me një veshje shumë larg kostumit serioz që jemi mësuar ta shohim.
Kjo video menjëherë u bë virale në rrjet dhe nuk munguan kritikat se si një politikan gjen kohën për tu argëtuar në një moment kur kriza e koronavirusit nuk ka përfunduar, pa mbajtur maskë dhe pa respektuar masat e tjera të vendosura për paranalimin e COVID-19.
Megjithëse, të ftuarit për të marrë pjesë në festë duhet të kishin me vete një test negativ dhe shumë prej tyre nuk kishin marrë pjesë për shkak të përhapjes së mutacionit Delta.