Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ndarë librat, këngët e artistët më të preferuar të këtij viti.
Në mesin e tyre është edhe projekti i një këngëtareje me prejardhje shqiptare që tashmë gëzon suksese të mëdha në botë.
Fjala është për Dua Lipën, ku në këtë rast Obama zgjodhi këngën “UN DIA” të cilën artistja e publikoi javë më parë në bashkëpunim me artistët latinë, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.
“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate. Shpresoj t’i shijoni”, është shprehur Obama./Gazeta Sinjali/