Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka dhënë një deklaratë interesante për raportet me vajzën e tij, Sasha, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa ka folur për raportet familjare, Obama përmes një batute tha se ai ka frikë nga Sasha.
“Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle”, u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë.
Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen mbi të.
Në librin e ri, që është tashmë në shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në jetën familjare dhe martesën me Michelle.
“Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia,” u shpreh Obama.
Kujtojmë që Obama pak ditë më parë ka publikuar librin “A Promised Land” që flet për eksperiencën në Shtëpinë e Bardhë./Gazeta Sinjali/