image Banorët e Veternikut vazhdojnë të ankohen për ujin e pijshëm, reagon Ujësjellësi

Njoftim/ Banorët e Veternikut vazhdojnë të ankohen për ujin e pijshëm, reagon Ujësjellësi

news image

Banorë të lagjes Veternik në Prishtinë po vazhdojnë të ankohen lidhur sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi që nga dje uji është i turbulluar.

Lidhur me këtë ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjllësit “Prishtina”, e cila ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, qytetarë të pandërgjegjshëm janë kyçur ilegalisht në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

“Kjo kyçje ilegale, iu paralajmëruam edhe ditën e djeshme se, mund të shkaktojë çreegullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe në të njejtën kohë mund të krijohen turbullira në krojet e konsumatorëve sidomos në zonën e Hajvalisë dhe Veternikut”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Ata thonë se edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur disa ankesa nga konsumatorët e lagjes Veternik në Prishtinë se, uji në krojet e tyre po vije i turbullt.

“U rekomanduam që, ujin ta lënë të rrjedhë deri në kthjelltësinë e tij, sepse ky ujë i turbullt që është shkaktuar nga kyçja ilegale nuk është i kontaminuar ngase, është rëra që është futur në gyp pas kyçjes ilegale nga persona të papërgjegjshëm. Rrjeti do të stabilizohet shpejtë. Në të njejtën kohë, kemi dërguar edhe ekipet e laboratorit të akredituar të KRUP -së në zonat e lartëcekura për të marrë mostrat e ujit në disa pika të rrjetit primar dhe sekondar”, thuhet tutje në njoftim.

Siç njofton KRU “Prishtina”, pas analizave të bëra nga specialistë të fushës në laborator, është rezultuar që në ujin e pijshëm nuk ka fekale dhe është i përshtatshëm për pije./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/photos/a.590959601051669/1529409090540044/?type=3&theater