Gazeta Sinjali sot në mesditë raportoi se qendra e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike për rreth 9 orë. Kjo situatë po vazhdon, ku janë bërë 15 orë prej kur banorët e rrugës “Tringë Smajli” janë pa rrymë.
Kështu ka bërë të ditur një banore e kësaj rruge, e cila tha se po e kanë vështirë këtë situatë.
Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, po përballen me reduktime të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Për këtë gjendje, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të emergjencës në furnizim të energjisë, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Sipas vendimit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.