Banorëve të Mitrovicës Veriore sot iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, ky vendim është marrë pasi që qytetarët nuk kanë kryer obligimet ndaj ujësjellësit dhe borxhi ka arritur vlerën 15 milionë euro.
“Njoftojmë konsumatorët e veriut të Mitrovicës se sot është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes i kësaj pjese të qytetit. Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë vlerën mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/