Banorë të Komunës se Medvegjës që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur për në vendlindjen e tyre që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme në Serbi.
Organizimi i tyre është bërë nga qytetet kosovare nga klubi “Trojet” ndërsa është mbështetur nga Komuna e Fushë Kosovës.