image Banorët e “Emshirit” nisin ta shtrojnë vetë një rrugë, thonë se Komuna s’u ndihmoi që sa vite

Sociale

Banorët e “Emshirit” nisin ta shtrojnë vetë një rrugë, thonë se Komuna s’u ndihmoi që sa vite

news image

Banorët e lagjes “Emshir” në Prishtinë, thonë të kenë qenë në hall me rrugën e pashtruar. Madje, pretendojnë se hasën në “vesh të shurdhër” kur iu adresuan Komunës së Prishtinës për ndihmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësisoj, rrugën “Papa Kristo Negovani”, nisën ta shtronin vetë.

Gjatë ditës së sotme janë mbledhur disa banorë dhe me vetiniciativë e shtruan rrugën.

Njëri prej tyre i është adresuar Gazetës Sinjali me ankesa se disa herë kanë kërkuar ndihmën e Komunës së Prishtinës, por nuk kanë marrë ndihmë.

Ai madje ka thënë se ka tentuar edhe privatisht të kontaktojë me kryetarin Shpend Ahmeti, por prej këtij të fundit nuk ka marrë përgjigje.

I njëjti ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës Sinjali, ku shihet rruga që ata kanë shtruar sot vetë.

Vazhdimisht kemi bërë kërkesa te Komuna. Ka mbi 4 vjet. I kanë në arkiv kërkesat tona. Asnjëherë përgjigje s’kemi marrë”, u shpreh ai në kushte anonimiteti.

Gazeta Sinjali ka adresuar ankesën dhe ka kërkuar sqarim edhe nga Komuna e Prishtinës të dielën pasdite. Sapo të kemi sqarim të Komunës, Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/Gazeta Sinjali/