Banorët e “Big Brother” në Gjermani nuk e dinë ende situatën me të cilën po përballet e gjithë bota.
14 banorë ndodhen në shtëpinë e famshmë në Këln të Gjermanisë, ku po garojnë për çmimin e parë.
Ata janë futur nga data 6 shkurt, ku situata e koronavirusit nuk ishte bërë kaq kritike.
Deri më sot është vendosur që atyre të mos i tregohet aspak kriza që po ndodhë në vend dhe në të gjithë botë, vetëm në rrethana të veçanta nëse njëri nga familjarët e tyre mund të jetë i sëmurë.
Ata morën edhe masa të veçanta për të mbrojtur banorët nga infeksioni, por përsëri nuk i treguan arsyen e këtyre masave.
Mesa duket ky vendim ka bërë që të shkaktohen disa trazira nëpër rrjetet sociale, prandaj u vendos që banorët të informohen për lajmet e fundit të pandemisë që po shkakton shumë vdekje në mbarë botën.
Ata do kenë mundësi të bëjnë pyetje të shumta mbi këtë situatë dhe të marrin video-mesazhe nga të afërmit e tyre për t’i qetësuar./Gazeta Sinjali/