Parkingu i banorëve tek Fontana në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës, është bllokuar nga veturat e kompanive të taksive. Ky problem i kahmotshëm po paraqet vështirësi për banorët e lagjes.
Këtë problem banorët e kanë publikuar në faqen e Facebook-ut, ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’.
Në këto fotografi shihet se parkingu është totalisht i zënë nga taksitë, e që banorëve po u pamundësohet parkimi i automjeteve të tyre.
Te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ kjo po quhet edhe uzurpim nga ana e banorëve. Për këtë problem bëhet e ditur se është njoftuar Komuna e Prishtinës dhe Policia. /Gazeta Sinjali/.