image Bankat pre e falsifikimit të parasë, vetëm dje u raportuan tri raste

Bankat pre e falsifikimit të parasë, vetëm dje u raportuan tri raste

news image

Tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar nga bankat vetëm gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast ka ndodhur në rrugën “ Agim Ramadani”, në Prishtinë ku një femër, punëtore e njërës nga bankat në këtë rrugë ka hasur në 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Peroc, Graqanicë, ku një punëtore e njërës nga bankat ka informuar se është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro të cilat dyshohet se është e falsifikuar.

Edhe rasti i tretë ka ndodhur në bankë, ku një punëtore e një banke në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë është ankuar në polici se një person ka deponuar një sasi parash dhe një kartëmonedhë 20 euro e cila është sekuestruar.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Gjakovë mëson se i dyshuari është menaxher i një marketi dhe se i njëjti ka deklaruar se parat e grumbulluara nga pikat e shitjes gjithnjë i deponon në të njëjtën mënyrë dhe se edhe këtë herë njëjtë ka vepruar, duke potencuar se nuk ka qenë në dijeni për kartëmonedhën në fjalë.

/GazetaSinjali/