image Bankat komerciale nesër takohen me kryeministrin, vendosin rreth procedimit të kësteve të kredisë

Kosovë

Ekonomi/ Bankat komerciale nesër takohen me kryeministrin, vendosin rreth procedimit të kësteve të kredisë

news image

Bankat komerciale nesër do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se temë e diskutimit do të jetë situata aktuale dhe mënyra e porcedimit të kësteve të kredive dhe pagesave tjera nga qytetarët.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka kërkuar që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre./Gazeta Sinjali/