Bankat komerciale nesër do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se temë e diskutimit do të jetë situata aktuale dhe mënyra e porcedimit të kësteve të kredive dhe pagesave tjera nga qytetarët.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka kërkuar që Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veçanti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre./Gazeta Sinjali/