Në Zvicër, qytetarët së shpejti do të duhet të votojnë për një reformë të kodit civil, të miratuar nga parlamenti federal që dhjetorin e kaluar, e cila u miratua me një shumicë të madhe, e cila paraqet mundësinë e martesave të të njëjtës gjini, transmeton Gazeta Sinjali.
Referendumi ka lindur nga fakti se një komitet i të djathtëve, i cili është shprehur absolutisht kundër martesave midis homoseksualëve, u rebelua, duke mbledhur shpejt mbi 50,000 nënshkrime të nevojshme për qytetarët që të shpreheshin për këtë çështje.
Sipas këtij komiteti të djathtë, “martesa duhet të kuptohet si një bashkëjetesë e natyrshme e një burri dhe një gruaje”.
Mirëpo, përkundër përpjekjeve të tyre për ta shkatërruar iniciativën e lejimit të martesave në mes gjinisë së njëjtë, një pengesë e papritur ka lindur për ta.
Në shenjë revolte ndaj përpjekjeve të tyre, asnjë bankë e shtetit zviceran nuk është vënë në dispozicion për të hapur llogari për Bashkimin Demokratik Federal, si një ndër partitë që promovon referendumin.
Institucionet e mëdha bankare kanë përcaktuar në këtë mënyrë se cilën anë do të mbajnë, duke preferuar një ankesë për diskriminim ndaj dëmtimit të mundshëm të reputacionit. /Gazeta Sinjali/