image Banka Qendrore Evropiane ndan 750 miliardë euro për luftën kundër koronavirusit

Botë

Ekonomi/ Banka Qendrore Evropiane ndan 750 miliardë euro për luftën kundër koronavirusit

news image

Banka Qendrore Evropiane ka ndarë 750 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë botërore të përballet me pandeminë COVID-19. Me këto mjete pritet të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës.

Kjo kompani do të shpërndajë edhe më shumë mjete nëse është e nevojshme, shkruan CNN.

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, me anë të një postimi në Tëitter ka deklaruar se ata do të ofrojnë mbështetje.

“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij për angazhimin tonë ndaj euros. Ne jemi të vendosur të përdorim potencialin e plotë të mjeteve tona, brenda mandatit tonë”, ka shkruar Lagarde./GazetaSinjali/